Lajme
Kosova nuk ka kapacitete për identifikimin e varianteve të reja të Koronavirusit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ende nuk ka kapacitete për të identifikuar variantet e reja të COVID-19.
Përmes analizës mikrobiologjike të sekuencionimit gjenetik, mund të konfirmohen variantet e reja të koronavirusit si dhe rastet e rinfektimit.
Mirëpo, ky lloj shërbimi mikrobiologjik ende nuk është funksionalizuar, ani se pajisja për këtë punë është siguruar dhe gjendet në IKSHPK, raporton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
“Do të kërkojë disa javë apo edhe muaj që të hyjë në funksion, është niveli më i lartë i shërbimeve mikrobiologjike. Ne kemi arritur që në fundin e vitit të kaluar ta kemi sekuencionerin e gjeneratës së ardhshme,” deklaroi Xhevat Jakupi, Drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë, IKSHPK
Por, ende nuk dihet se kur do të arrijnë testet e tilla në IKSHPK, megjithatë ky institucion është në proces të sigurimit të tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












