Lajme
Pandemia rrit kërkesat për bimë medicinale nga Shqipëria në Evropë
COVID-19 ka rritur ndjeshëm kërkesën për bimë medicinale nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të Evropës. Si asnjëherë më parë, eksporti ka vazhduar me ritme të larta edhe gjatë dimrit, kryesisht drejt Greqisë, Gjermanisë, Italisë etj .
“Bimët medicinale po kërkohen shumë këtë vit jo vetëm nga jashtë, por edhe nga tregu i brendshëm, për arsye se kanë shumë efekte shëruese. Për bimët medicinale u shtuan kërkesat si nga jashtë dhe brenda vendit, unë kisha shitje më të mëdha nga vitet e tjera, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Me këtë rast unë u bëj thirrje të gjithë të rinjve të mos largohen, por duke u marrë me bimët medicinale, është një e ardhur shumë e mirë. Me këtë punë ata mund të ndihmojnë edhe familjet e tyre”, thotë Vera Ceco, tregtare e bimëve medicinale.
Bimët medicinale më të kërkuara që rriten në rajonin jugor të Shqipërisë mbeten sherebela, çaji i malit, rigoni, dafina dhe luiza. Kërkesa është e lartë edhe për esencat dhe vajin e këtyre bimëve.
Në malet e Shqipërisë ka edhe bimë medicinale të rralla dhe shumë të shtrenjta siç është lulja e Darvinit ose Aguliçja. Tregtimi i tyre nuk ka asnjë stimulim nga shteti por sidoqoftë ne Jug të Shqipërisë ka persona që jetojnë vetëm me këtë profesion.
“Po, ne me këtë punë jetojmë, me këtë punë merremi. Për të grumbulluar grumbullohen këtu tek zonja Vera. Është një bimë që të sjellë fitime.
Mesa jemi në dijeni në zonën e Malësisë kjo bimë kultivohet, bima e Aguliçes, kurse këtu ndodhet në gjendje të egër në mal. Është një lule që na mban shtëpinë me bukë”, thotë Krenar Shehu, shitës i bimëve medicinale.
Shqipëria kohet e fundit është renditur ndër vendet e para në Europë për eksportin e bimëve medicinale. Pandemia dhe COVID-19 kanë bërë që eksporti nga vendi ynë të shumëfishohet duke ndikuar edhe në rritjen e të ardhurave nga ky sektor.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













