Lajme
Trump shpëton nga akuzat për ‘kryengritje’
Senati amerikan ka dështuar të sigurojë votat e mjaftueshme për të fajësuar ish-presidentin Donald Trump për nxitje të kryengritjes.
Vota finale ishte 57:43, duke nënkuptuar që Senatit i munguan dhjetë vota për ta fajësuar ish-presidentin, në procesin e dytë të “impiçmentit”. Demokratët, që votuan një muaj më parë për ta akuzuar Trumpin me “nxitje të kryengritjes”, kishin nevojë për dy të tretat e votave në Senat, apo 67 vota për të nisur procesin ndaj tij. Shtatë republikanë iu bashkua demokratëve në votimin për fajësimin e Trumpit, por s’ishte e mjaftueshme që ai të dilte fajtor.
Menjëherë pas këtij votimi, Donald Trump ka lëshuar një komunikatë për media duke festuar vendimin.
“Lëvizja jonë historike, patriotike dhe e bukur për ta bërë Amerikën të mrekullueshme sërish, vetëm ka nisur. Në muajt përpara kam shumë për të ndarë me ju dhe mezi pres të vazhdojmë udhëtimin tonë të mrekullueshëm bashkë, për të arritur madhështinë amerikane për njerëzit tanë”, ka shkruar ai, pasi iu hap rruga për të garuar për Shtëpinë e Bardhë më 2024.
Më 6 janar ishin organizuar protesta të dhunshme në ndërtesën e Kongresit pasi Trumpi kishte ftuar përkrahësit e tij për të protestuar kundër fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e 3 nëntorit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












