Kosova
Rezultatet nga KOHA: LVV më shumë se 50 %
Këtu nuk janë të përfshira votat nga diaspora, që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar
Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë, sipas projeksionit të KOHËS.
Përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, VV-ja pritet të fitojë 58 deputetë. Në përqindje, VV-ja do të ketë 50.7 për qind të votave, përcjell albinfo.ch.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në garë të ngushtë për pozitën e dytë. PDK-ja, sipas projeksionit, pritet të dalë e dyta me 15.4 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me vetëm 0.3 për qind më pak. Sipas kësaj, të dy partitë do të kenë nga 17 ulëse në Kuvend.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë po ashtu pjesë e Kuvendit. Ajo pritet të marrë 6.8 për qind të votave, apo 8 deputetë.
Nisma Socialdemokrate, sipas projeksionit të KOHËS, nuk e ka kaluar pragun, pasi ka marrë më pak se 3 për qind të votave.
Disponueshmëria e votuesve është matur nga KOHA që ka kryer hulumtimin me 1076 qytetarë mes 9 dhe 12 shkurtit. Rezultatet e përgjithshme kanë margjinë gabimi deri në tre për qind.
Këtu nuk janë të përfshira votat nga diaspora, që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
52.1 për qind e votueseve janë shprehur se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, në projeksionin e KOHËS. Tek burrat, përqindja për VV-në ishte 49.8 për qind.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni











