Lajme
Zvicër: 2480 raste të reja dhe 40 të vdekur për tri ditë
Mesatarja 7 ditore është 1135 ose 22 për qind më pak se në javën e kaluar. Trendi aktualisht është në rënie
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 2480 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në tri ditët e fundit, nga e premtja deri të hënën.
Mesatarja 7 ditore është 1135 ose 22 për qind më pak se në javën e kaluar. Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 5.0 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindjeje. Numri i testimeve në mesataren 7-ditore është 27,718 në ditë dhe kështu është rritur për 4 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 40 raste të reja të vdekjeve nga korona. Mesatarja 7 ditore është 13 të vdekur në ditë që është 44 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1,055 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 15 përqind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e certifikuar të kujdesit intensiv në spitalet zvicerane aktualisht po shfrytëzohen në masën prej 77.0 për qind. Ndërsa nëse përfshihen këtu edhe shtretërit ad hoc, zënia e tyre është në masën 68.0 për qind.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













