Kosova
Kur do të dalin rezultatet e votimit për kandidatët për deputetë
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Ai shtoi se është numëruar edhe pjesa tjetër sa u përket votave për kandidatët për deputetë, rezultati i të cilëve do të bëhet i ditur me shpalljen e rezultatit përfundimtar.
Elezi tha se kanë mbetur edhe 19 vendvotime, të dhënat e të cilave ende nuk janë publikuar në web-faqen e KQZ-së.
“Mbrëmë rreth mesnatës ka përfunduar procesi i numërimit në gjithë vendin, nuk ka ndonjë vendvotim që ka mbetur pa u numëruar. Rezultati i subjekteve politike është procesuar në web faqën e KQZ’së. Janë vetëm 19 prej tyre që të dhënat ende nuk janë transmetuar në web-faqe dhe ndoshta kjo është arsyeja pse po ka paqartësi. Duhet ta theksojmë që procesi i numërimit të fletëvotime në vendvotimë është përmbyllur mbrëmë pra, të dielën, disa orë pas përfundimit së procesit të votimit”, tha Elezi për Klan Kosova.
Ai shtoi se votat për kandidatët për deputetë janë numëruar dhe rezultatet do të bëhen të ditura me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtij procesi.
“Ndërkaq, po ashtu në vendvotim është numëruar edhe pjesa tjetër e fletëvotimit, sa u përket kandidatëve që kanë qenë në garë për deputetë, por rezultati i tyre natyrisht se do të bëhet i ditur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtij procesi”, shtoi Elezi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














