Lajme
Shqipëri: 16 parti politike garojnë për zgjedhjet e 25 prillit
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi sot për zgjedhjet e 25 prillit 16 parti politike.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi sot seancë publike, ku shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 16 partive politike dhe një komiteti nismëtar, njoftoi sot zyra për shtyp e KQZ, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore partitë politike dhe komitetin nismëtar:
1. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë;
2. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane;
3. Partia Kombëtare Konservatore Albania;
4. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;
5. Partia Bashkimi Liberal Demokrat;
6. Partia Socialiste e Shqipërisë;
7. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim;
8. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut;
9. Partia Demokratike e Shqipërisë;
10. Partia Republikane Shqiptare;
11. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë;
12. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen;
13. Partia Nisma Thurje;
14. Partia Social Demokrate;
15. Partia Aleanca Kombëtare;
16. Partia Demokracia Sociale;
17. Regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e Iljaz Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Lezhë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















