Lajme
Shtëpia e Bardhë me mesazh për Kurtin
Edward Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se SHBA-ja do të inkurajojnë qeverinë e re në Kosovë që të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me BE-në.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza me anë të Twitter-it, teksa ka cituar Price të ketë uruar zgjedhjet e suksesshme parlamentare të 14 shkurtit.
“Edward Price tha se SHBA-ja e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së”, thuhet në shkrimin e saj.
“Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”, shton tutje Maza, duke cituar zëdhënësin e Departamentit të SHBA-së.
Kreu i subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti kjo e cila deri më tani po prin me rezultat në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka insistuar për idenë se dialogut duhet shikuar nga përmbajtja, e jo koha.
I njëjti ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është ndër prioritetet kryesore në platformën e tij qeverisëse.
Në letrën që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia dërgoi ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, në nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, kërkohej normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












