Kosova
Nga viti 2008, Kosovën e kanë njohur 117 shtete
Sot 13 vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, transmeton albinfo.ch.
Më 17 shkurt 2008, në orën 15:30, në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kosova u shpall shtet i pavarur, demokratik dhe sovran.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb.
Më 2 shkurt 2007 i derguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd për pavaresinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur.
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej në deklaratën e pavarësisë të nënshkruar nga kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ku Kosta Rika ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur.
Që nga viti 2008, Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Ndërsa, gjatë vitit 2019, Kosova nuk pranoi asnjë njohje.
Njohja e fundit të cilën e mori Kosova është më datë 01.02.2021 nga Izraeli.
Kosova do të shënojë këtë përvjetor me një qeveri të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, LVV-ja fitoi bindshëm me 47,85 %, partia e dytë radhitet PDK-ja, me 17,41%, ndërsa e treta LDK-ja me 13,08%, AAK-ja me 7,4%, ndërsa Nisma me vetëm 2,5%, duke mos arritur ta kalojë pragun për të hyrë në Kuvend.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve Qeveria komunale e Porrentruy në Zvicrën veriperëndimore mund të vendosë kufizime në qasjen për pishinat e... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë











