Lajme
Hoxhallarët nga Zvicra urojnë 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Rrjeti i hoxhallarëve nga KMSHZ-ja kanë uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt, transmeton albinfo.ch.
URIMI ME RASTIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Të dashur bashkatdhetarë,
Vëllezër dhe motra!
Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të ngrohta në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës.
Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, ndaj dhe i gjithë kombi ynë kujton me respekt të thellë heronjtë dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës.
E lusim Zotin e Madhëruar t’i mëshirojë dëshmorët tanë, ta bëjë Kosovën tonë të dashur një vend të sigurt, me dëshirën për paqe, zhvillim e prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Urime dhe gëzuar të gjithëve 13-vjetorin e pavarësisë!
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink Kundërshtarët kanë paraqitur një peticion me 14,550 nënshkrime në Bernë duke i kërkuar qeverisë zvicerane të... -
Aeroportet zvicerane shënuan një rekord prej 13.3 milionë pasagjerësh në tremujorin e parë -
Bizneset në Gjenevë paralajmërohen të vendosin barriera para samitit të G7 -
Qasja në Aeroportin e Gjenevës do të jetë e kufizuar në mesin e qershorit -
Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën e punësimit në Zvicër













