Lajme
Zbulohet në Itali një variant i rrallë i koronavirusit
Është zbuluar në Itali një variant i ri dhe i rrallë i koronavirusit Covid-19. Mediat italiane raportojnë se ky variant i ri, i paidentifikuar asnjëherë në Itali, është zbuluar nga Instituti Pascale dhe Universiteti Federico II, në zonën e Napolit.
“Për momentin, nuk dihen fuqia e infeksionit dhe karakteristikat e tjera të këtij varianti, siç ndodh për shumë variante të rralla të virusit. Quhet B.1.525, dhe deri më tani vetëm 32 raste janë identifikuar në Britaninë e Madhe, dhe disa raste gjithashtu në Nigeri, Danimarkë dhe Shtetet e Bashkuara, por asnjëherë më parë në Itali”, thuhet në një deklaratë të Rajonit Campania, raporton A2 CNN, përcjell Albinfo.ch.
“Një profesionist që u kthye nga një udhëtim në Afrikë, rezultoi pozitiv me Covid-19 pas testimit. Falë bashkëpunimit të laboratorëve Federico II dhe Pascale, Giuseppe Portella i Federico II u identifikua rasti shumë i dyshimtë dhe në një kohë shumë të shkurtër ekipi i Nicola Normanno të Pascale ka zbuluar një variant Covid të paparë kurrë më parë në Itali deri më tani”, thuhet në deklaratë.
“Sekuenca e mostrës që na erdhi nga Policlinico Federiciano, shpjegon studiuesi i Institutit të Tumoreve të Napolit, na bëri të dyshojmë menjëherë, sepse nuk paraqiste ngjashmëri me mostrat e tjera nga rajoni ynë. Pas një krahasimi me grupin e Departamentit në Institutin Superior të Shëndetit patëm konfirmimin se është një variant i zbuluar deri më tani në rreth njëqind raste në disa vende evropiane dhe afrikane, por edhe në Shtetet e Bashkuara. Ne menjëherë e depozituam sekuencën në bazën e të dhënave ndërkombëtare GISAID dhe njoftuam autoritetet shëndetësore”. Të gjitha procedurat e parashikuara filluan menjëherë, duke filluar me gjurmimin e kontaktit”, thotë deklarata.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













