Lajme
Karroca për invalidë në Kosovë, donacion humanitar nga Austria
Forcat ushtarake austriake, si pjesë e KFOR-it për më shumë se 20 vjet jo vetëm që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për paqen në Kosovë, por gjithashtu sjellin ndihmë atje ku njerëzit kanë nevojë urgjente për të.
Më 16 shkurt komuna e Gleisdorf dhe Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Steiermark nisën për në Kosovë, një transport – ndihmës me 40 karroca për invalidë: Karrocat janë të përdorura, por plotësisht funksionale. Ndihmat për personat me aftësi të kufizuara u dhuruan nga CARITAS në dioqezën Graz-Seckau dhe iu dorëzuan Forcave të Armatosura Austriake në kazermën ushtarake në Graz. Nga atje, me mbështetjen e kolonelit Christian Fiedler nga KFOR-i austriak në Kosovë dhe kryetarit të KKSHSH-së në Steiermark, Valton Halimit, iu dorëzuan organizatës me aftësi të kufizuara HANDIKOS. Kjo do të thotë që për herë të parë spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve në Kosovë mund të pajisen me mjete ndihmëse të lëvizjes.
“Një falënderim i madh u takon atyre që për këtë ndihmë domethënëse, e cila gjithashtu arrin atje ku duhet”, tha konsulli Isa Kosumi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, para nisjes së këtyre ndihmave.
Forcat ushtarake austriake si pjesë e KFOR-it për më shumë se 20 vjet jo vetëm që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për paqen në Kosovë, por gjithashtu sjellin ndihmë atje ku njerëzit kanë nevojë urgjente për të.
“Ky projekt mund të ndihmojë shumë njerëz në gjithë vendin atje”, tha Kryetari i Bashkisë NAbg. Christoph Stark, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të ndihmës.
Falënderimet e tij shkojnë veçanërisht për organizatorin e këtij projekti, Dr. Karl Bauer, i cili ka punuar në Kosovë për shumë vite dhe gjithashtu njeh për se afërmi nevojën e njerëzve në Kosovë.
Para kësaj, ai tashmë kishte sjellë libra shkollorë dhe lopë gjermane në Kosovë dhe kishte organizuar ekspozita arti me artistë kosovarë në Austri. Si veteriner në Kosovë, ai ka krijuar dy kompani që merren me zhvillime të ndryshme në bujqësi.
Ky donacion humanitare u dedikohet invalidëve të Kosovës. Gjatë kësaj ceremonie ishin të pranishëm edhe eprorë të lartë ushtarakë të armatës austriake, si dhe nënkryetari i KKSHSHS, Arsim Gjergji dhe sekretari Armond Aliu,
Dr. Bauer u zotua për një “bashkëpunim konstruktiv”, duke premtuar se ndihmat e tilla për popullin mik të Kosovës do të ketë edhe në të ardhmen.
Projekti është realizuar në bashkëpunim me Caritasin e Dioqezës Graz – Seckau, Forcat Ushtarake Austriake, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe kompaninë “Fadil Bau” dhe “DB Schenker”.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve Qeveria komunale e Porrentruy në Zvicrën veriperëndimore mund të vendosë kufizime në qasjen për pishinat e... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë













