Lajme
BE blen edhe 300 milionë vaksina të tjera anti-Covid
Bashkimi Evropian ka blerë mbi 300 milionë doza shtesë të vaksinës anti-Covid nga kompania amerikane Moderna, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Marrëveshja e re, që ajo e ka quajtur një lajm të mirë, i shtohet stokut të vaksinave të BE-së, ndërkohë që blloku përpiqet të arrijë objektivin e vaksinimit të 70 për qind të të rriturve deri në mes të shtatorit. Komisioni tani ka akses në një portofol prej 2.6 miliardë dozash të tri vaksinave të miratuara në BE dhe tri vaksinave të tjera në perspektivë që do të ofrohen këtë vit dhe vitin e ardhshëm, tha Von der Leyen.
“Ne duhet të ruajmë ritmin e vaksinimeve në javët dhe muajt që do të vijnë. Shpërndarja e tri vaksinave të miratuara do të rritet dhe vaksinat e reja do të jenë të disponueshme shumë shpejt pas miratimit të EMA-s”, tha ajo, transmeton TCH, përcjell Albinfo.ch.
“Numerikisht, kjo është më shumë se e mjaftueshme për 450 milionë banorët e BE-së, me tepricën që sipas shefes së Komisionit Evropian, do t’u shkojë vendeve fqinje. Por, një tjetër arsye për mbledhjen e një stoku të tillë, është që të bllokohet mundësia që virusi të pësojë mutacione, siç është parë me disa variante që duket se janë pjesërisht rezistentë ndaj vaksinave aktuale. Ne duhet të jemi vigjilentë në mënyrë që nëse do të përballemi me mutacione, t’i luftojmë ato me vaksina të përmirësuara”, tha Von der Leyen.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











