Lajme
Bilanci aktual i infektimeve në Zvicër
Të dhënat e fundit në Zvicër rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi
Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 546,754 infeksione me koronavirus, shkruan albinfo.ch.
Nga numri total i të prekurve, në Zvicër janë shënuar mbi 10 mijë viktima shkaku i pandemisë.
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka një ulje mesatare të infeksioneve. Vlen të theksohet se kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch.
Përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 492,504 persona.
Nga ana tjetër, në këtë shtet, rastet aktive janë ulur me rreth 44 mijë raste aktive.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se nuk është zbuluar asnjë gjurmë e toksinës cereulide në... -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon”











