Lajme
Edhe dy kantone bëjnë presion për hapjen e shpejtë të restoranteve
Kantoni i St. Gallenit dëshiron lehtësime më t mëdha se qeveria federale kur bëhet fjalë për zbutjen e masave ndaj koronavirusit
Pas kantoneve: Vaud, Graubünden dhe Appenzell-Innerhoden edhe dy kantone bëjnë presion për zbutjen e masave më herët se që planifikon qeveria e vendit. Fjala është për Kantonin e St. Gallenit dhe për atë të Appenzell-Ausserhoden, të dy në lindje të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Kantoni i St. Gallenit, duke komentuar masat lehtësuese të propozuara nga Këshilli Federal i ka përshkruar ato si “të përshtatshme dhe të justifikueshme”. Por megjithatë, qeveria kantonale thotë se këto masa janë të pamjaftueshme. Sipas komunikatës, për shkak të situatës epidemiologjike të përmirësuar ndjeshëm duhen zbatuar lehtësime të mëtejshme.
Kantoni propozon këto ndryshime:
Hapjen e përgjithshme të ambienteve të jashtme të restoranteve, përfshirë zonat e skive.
Numri maksimal i njerëzve në aktivitete private duhet të rritet nga 5 në 10 persona, duke filluar nga sot.
Në ngjarjet kulturore dhe sportet në natyrë duhet të lejohen deri në 15 persona.
Kufiri i moshës për sportet dhe kulturën duhet të përcaktohet në 25 vjet në vend të 18 sa planifikon qeveria federale.
Hapje të zonave të brendshme të kopshteve zoologjike dhe parqeve të kafshëve – analoge me muzetë.
Ulje të detyrimit të punës nga shtëpia në bazë të një rekomandimi.
Masa të ngjashme propozon edhe kantoni Appenzell Ausserhoden, transmeton albinfo.ch. Ndër të tjera, ky kanton i vogël malor në Zvicrën lindore kërkon që zonat e jashtme të restoranteve të jenë në gjendje të shërbejnë mysafirët nga 1 marsi 2021 (me përjashtim të bareve dhe klubeve).
Përveç kësaj, kantoni në fjalë kërkon hapje të plotë të restoranteve nga 1 prilli 2021.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss












