Lajme
Francë: Kufizime rajonale shtesë përballë shpërthimit të rasteve COVID-19
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, bëri thirrje sot për kufizime rajonale shtesë në juglindje të vendit për shkak të shpërthimeve të rasteve të infektimit me COVID-19.
Veran propozoi shtrëngimin e shtetrrethimit të natës në Nisë dhe të masave të bllokimit të pjesshëm ose të plotë, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Situata në këtë bashki është veçanërisht shqetësuese, pasi ajo është zona më e prekur në gjithë vendin, me një normë incidence prej 577 rastesh për 100 000 banorë në një periudhë shtatëditore”, theksoi ai.
Zyrtarët do të marrin në konsideratë hapat e mëtejshëm për bashkinë Alpes-Maritimes të dielën në mbrëmje.
Në përgjithësi, Franca, me një popullsi prej 67 milionë banorësh, ka regjistruar më shumë se 3,5 milionë raste të virusit dhe gati 84 000 vdekje.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











