Lajme
Kurti zotohet për 12 muaj pushim të lehonisë për prindërit e rinj e pagesa për çdo fëmijë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar se në qeverinë e tij do të mundësojë 12 muaj pushim të lehonisë për prindërit e rinj, ndërsa 250 euro për gjashtë muajt e parë nënave të papunësuara.
Sipas tij, kjo do të bëhet për shkak se “neni 50 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtje, kujdes dhe mirëqenie për fëmijët tanë”.
“Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i uritur apo i lënë prapa”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ai është zotuar se nën qeverisjen e tij, çdo familje që fiton më pak se 7 mijë euro në vit do të fitojë 50 euro për fëmijë; nëse një familje fiton më pak se 6 mijë euro në vit do të fitojë 100 euro për fëmijë; dhe nëse një familje fiton më pak se 5 mijë euro në vit do të fitojë 150 euro për fëmijë.
“Të gjitha familjet do të marrin pagesë mujore prej 20 euro për fëmijë nën moshën dyvjeçare, dhe 10 euro për fëmijët në mes të moshave dy dhe 16-vjeçare. 160 qendra kujdesi për fëmijë do të hapen për të ofruar kujdes dhe edukim të hershëm për fëmijët tanë. Shujtat falas do të ofrohen për të gjithë fëmijët nga klasa e parë te e pesta”, ka thënë ai më tej.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 47 për qind të votave, pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato me postë. Kurti ishte kandidat i VV-së për kryeministër.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












