Lajme
Austria pret mbështetje për sanksione të reja të BE-së kundër Rusisë
Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, pret që Bashkimi Evropian të miratojë sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të rastit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, transmeton dpa.
Një hap i tillë mund të merret kur të takohen ministrat e BE-së për Punë të Jashtme të hënën, ka thënë ai për të përditshmen gjermane, Welt am Sonntag.
“Ne do të diskutojmë në Këshillin për Çështje të Jashtme veprimet e duhura për rastin e Navalnyt”, ka thënë Schallenberg.
Aty do të mund të përfshihen masa të shënjestruara kundër individëve dhe organizatave, sipas mekanizmit të krijuar rishtazi nga BE-ja për ndëshkim të shkelësve të të drejtave të njeriut.
Schallenberg ka thënë se pret “mbështetje” për sanksione nga 27 vendet e BE-së, mirëpo ka shtuar se sanksionet duhet të jenë të menduara mirë dhe të kenë bazë ligjore.
Ai ka theksuar se shumë persona kanë nisur raste nëpër gjykata, ashtu që të hiqen nga lista e sanksioneve të BE-së, në mungesë të të dhënave të mjaftueshme.
Apelet e Navalnyt janë hedhur poshtë në dy raste të ndryshme të shtunën.
Në rastin e parë, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e tij për lirim nga burgu, mirëpo ia ka shkurtuar kohën e burgimit për gjashtë javë, përkatësisht në dy vjet e gjysmë.
Më pas më vonë gjatë ditës, Navalny është ndëshkuar me gjobë të madhe për fyerje të një veterani të Luftës së Dytë Botërore.
Të dyja proceset gjyqësore janë konsideruar të motivuara politikisht.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











