Lajme
Shqipëria vendi i parë në rajon me legjislacion për monedhat digjitale
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka kaluar në parlament një legjislacion të plotë për të rregulluar aktivitetin e monedhës dixhitale.
Duke folur në një bashkëbisedim online me biznese start up dhe sipërmarrje të reja përfituese nga skemat mbështetëse për bizneset dhe inovacioni, Rama theksoi se, “jemi i pari vend që kemi arritur të kalojmë në parlament një legjislacion të plotë për të rregulluar pikërisht gjithë procesin apo aktivitetin e monedhës dixhitale”, shkruan atsh, përcjell Albinfo.ch.
Rama tha se, “jemi shumë të vëmendshëm në këtë drejtim dhe kemi shkuar relativisht larg me këtë legjislacion, i cili është parë me shumë interes nga partnerë të tjerë, shtete të tjera”.
Për pagesën dixhitale, Rama u shpreh se, “jemi në një proces që do të jetë shumë i shpejtë për shkak të kohës, jo për shkakun tonë”.
Rama u shpreh se, “ky është një objektiv për të kaluar shumë shpejt në atë fazë dhe mundësia është për shkak të teknologjisë”.
Në lidhje sesi mund të fuqizohen sipërmarrjet për të pasur më shumë akses në fondet e BE-së, Rama u shpreh se, “deri para disa vitesh ne kemi qenë vendi i fundit në rajon për kapacitetin përthithës të fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural”.
“Sot jemi të parët në rajon. Pse jemi të parët? S’kemi bërë asnjë çudi, thjesht jemi mësuar, kemi kuptuar dhe jemi organizuar përmes AZHBR-së, si një qendër e koordinimit të të gjithë përpjekjeve dhe kanalizimit në drejtimin e duhur të të gjithë informacionit, për t’u ardhur në ndihmë sipërmarrësve në bujqësi. Dhe faktikisht për të qenë përfituesit e parë. Edhe në këtë fushë duhet shkuar në të njëtin drejtim”, vijoi Kryeministri Rama.
“BE ka miratuar një program, një plan shumë ambicioz investimesh për Ballkanin Perëndimor, i cili është një plan prej 28 miliardë eurosh, prej të cilave 20 janë kredi dhe 8 janë grant. Dhe në fakt 29, pasi 1 nga 9 është një fond i destinuar për të garantuar kreditë, me tre shtylla. Infrastrukturën me funksion të konektivitetit të ndërlidhjes me rrugët, me portet, me të gjitha ato akse që janë të rëndësishëm, jo vetëm për një vend, por edhe për vendet rreth e rrotull në rajonin tonë. Së dyti, energjinë dhe së treti dixhitalizimin”, tha Rama.
“Pra, tek dixhitalizimi bëhet fjalë për të bërë pikërisht atë gjë që thashë më parë, për të mësuar, për të kuptuar dhe për t’u organizuar, në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë në interesin tonë si vend dhe natyrisht në interesin e ekonomisë tonë, ku ju jeni aktorë”, u shpreh Rama.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten












