Lajme
Kosovë: Janë rinumëruar 76 vendvotime
Rreth 15 për qind e 494 vendvotimeve që kanë shkuar në rinumërim, tashmë janë rinumëruar, ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Në një deklaratë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Elezi ka thënë se arsyet që kanë çuar në rinumërim kanë qenë për bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike, bartje të gabuar të votave në formular të kandidatëve, kandidati me më shumë vota se subjekti dhe se subjekti ka vota e kandidatët jo.
“Deri më tani janë rinumëruar 15% apo 76 vendvotime nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre dhe që u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës. Arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota, ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime)”, ka thënë Elezi.
Ai ka bërë të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit.
Nga 43 mijë e 500 pakot me fletëvotime nga jashtë janë hapur rreth 25 mijë pako, nga të cilat 29 mijë vota janë aprovuar e gati 12 mijë janë refuzuar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












