Lajme
Maqedonia e Veriut kritikon BE-në për mungesë të ndihmës me vaksina
Maqedonia e Veriut tha të martën se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për ta ndihmuar këtë vend që të sigurojë vaksina kundër koronavirusit.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i tha agjencisë së lajmeve AFP gjatë një vizite në Paris se vendi i tij ka qenë në gjendje të nisë një fushatë modeste vaksinimi, falë dhurimit të disa mijëra dozave të vaksinave nga Serbia.
Ai shprehu keqardhje për mungesën e ndonjë ndihme të BE-së, duke thënë se Brukseli po dërgon “mesazh të gabuar” në Ballkan, duke e lënë atë pa vaksina.
Osmani po ashtu tha se Maqedonia e Veriut vitin e kaluar ka porositur dhe paguar 800,000 doza të vaksinave AstraZeneca përmes sistemit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe ka porositur 800,000 doza të tjera direkt nga kompania Pfizer, porse “asgjë nuk ka ardhur ende”.
“Çdo ditë që i vonojmë vaksinat, rrezikon më shumë njerëz, sidomos ata të cenueshmit”, tha Osmani.
Ai shtoi se Qeveria e tij është duke bërë përpjekje të sigurojë vaksina kineze dhe se 200,000 të tilla pritet të arrijnë ditët në vijim.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.
Vaksinimi edhe në vendet e BE-së është duke shkuar me ritëm të ngadalshëm, për shkak të pengesave me furnizime.
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











