Lajme
Studimi “lavdëron“ vaksinën AstraZeneca: Ul me 94% shtrimet në spital
Disa javë më parë shkaktuan indinjatën e gjithë komunitetit shkencor britanik fjalët e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ndoshta pa menduar deklaroi se vaksina e AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit ishte “pothuajse joefektive”.
Por një studim i autoriteteve shëndetësore skoceze, i mbështetur në më shumë se 1 milion vaksinime të kryera nga dhjetori deri më 14 shkurt, duket se jo vetëm përgënjeshtron batutën e presidentit francez, por e përmbys edhe të dhënat e njohura që e krahasojnë me vaksinat e tjera, përcjell Albinfo ch.
Sipas studimit, AstraZeneca ka reduktuar me 94% shtrimet në spital te të vaksinuarit pas dozës së parë, një statistikë kjo përtej pritshmërive të vetë krijuesve të vaksinës, dhe që tejkalon edhe të dhënat e vaksinës më të përdorur deri më tani, ajo e Pfizer. Më në detaj, nga më shumë se 1 milion të vaksinuar, vetëm 8 mijë janë dërguar në spital. Statistikat ulen disi kur flitet për pacientët mbi 80 vjeç, por mbetet gjithsesi te 80% i rasteve.
Vaksina amerikane, sipas të dhënave të studimit, ka pasur 84% të reduktimit ë shtimeve, edhe pse ka një mbrojtje imunitare më të madhe, 95% pas dy dozave. Ky është një nga studimet e para të efikacitetit praktik të vaksinave, dhe përbën lajm të shkëlqyer dhe shpresëdhënës në luftën kundër pandemisë që ka mbërthyer botën nga viti i kaluar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












