Lajme
Izraeli ndihmon me vaksina anti-COVID shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem
Izraeli, një prej shteteve më të suksesshme sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, ka vendosur që të dërgojë disa mijëra dozave të vaksinave anti-COVID te shtetet që kanë hapur ambasadat në Jerusalem apo planifikojnë të hapin ato.
Mirëpo, në mesin e shteteve që po ndihmohen nuk përmendet edhe Kosova, ndonëse është paralajmëruar hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Tri shtetet e para që kanë marrë mijëra doza të vaksinave anti-COVID do të jenë Hondurasi, Republika e Çekisë dhe Guatemala, që kanë forcuar prezencën diplomatike në Jerusalem.
Republika e Çekisë ka njoftuar se ka marrë një dërgesë të vogël të vaksinave nga Izraeli, siç ka njoftuar agjencia Reuter, ndërsa edhe Hondurasi pritet të marr rreth 5000 doza.
Po ashtu raportohet se edhe Hungaria do të ndihmohet me vaksina anti-Covid nga Izraeli.
Çekia planifikon të hapë një zyre diplomatike në Jerusalem, ndërsa në vitin 2019 Hungaria ka hapur një zyre tregtare në këtë qytet. Guatemala ka zhvendosur ambasadën e saj për në Jerusalem në vitin 2018, ndërsa Hondurasi ka njoftuar për planet për të zhvendosur ambasadën atje.
“Financial Times” raporton se si Izraeli është duke përdorur vaksinat për diplomacinë ndërkombëtare.
Po ashtu raportohet se do të ndihmohen edhe punonjësit shëndetësorë në Bregun Perëndimor me vaksina anti-COVID.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














