Lajme
Pandemia nxiti përdorimin e teknologjisë, 12.8 % e bizneseve realizuan shitje online
Pandemia Covid-19 nxiti përdorimin e teknologjisë në sektorin e biznesit, si në drejtim të investimeve në kompjutera, programe, ekspertë të TIK, marketingut dhe shitjeve.
Sipas të dhënave të INSTAT, 98,3 % e ndërmarrjeve ekonomike kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2020, kundrejt 97,5 % që ishte në 2019, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch
Ndërsa po gjatë këtij viti u rrit në 28,2 % numri i ndërmarrjeve që kishin specialistë të fushës së teknologjisë së informacionit nga 23,4 % që ishte në vitin 2019.
Sipas INSTAT 12,8 % e bizneseve realizuan shitje online
Në vitin 2020, 12,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.
“Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit të ushqimit me 38,2 %, pasuar nga informacioni dhe komunikacioni me 30,1 % dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 21,1 %”, bën të ditur INSTAT.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












