Lajme
Gastronomët në Tuz pritet ta nisin punën, përkundër masave të qeverisë
Andrijevica dhe Pluzhina kanë më pak të infektuar – vetëm nga një.
E nga dy i kanë edhe Rozhaja dhe Plava. Me kaq raste të reja në 24 orët e fundit, Tuzi mbetet në pjesën e fundit të tabelës që të shtunën i radhiti edhe 543 raste të reja me COVID-19 në Malin e Zi.
Por, komuna me shumicë shqiptare, duhet ta presë mesin e natës midis të shtunës dhe të dielës për t’u vetëliruar nga masat qeveritare të marra tre ditë më parë për ndalimin e punës së sektorit të gastronomisë, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Kryetari i Asamblesë Komunale, Fadil Kajoshaj, është i vendosur që lokalet të hapen të dielën, e mbase edhe të hënën e tutje, edhe nëse ekzekutivi qendror nuk e ndërron vendimin që u kundërshtua edhe me protesta.
Është asamblisti komunal nga Lista Shqiptare, Mark Lucgjonaj, që parasheh prodhim të situatës së re në Tuz, në rast të moskorrigjimit të masave.
Ndërkohë, Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, është zotuar që komuna të marrë përsipër mbulimin e ndëshkimeve në rast se lokalet hoteliere shpërfillin vazhdimin eventual të masave qeveritare.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












