Lajme
Kosova i reagon Rusisë: Keni tendencë përçarëse për ta penguar pajtimin tonë me Serbinë
Një ditë më parë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, publikoi një fotografi me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’.
Kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës sikur nuk i mjaftoi Zakharovës që u shpreh se përpjekja për të normalizuar në formë të përshpejtuar raportin mes Prishtinës dhe Beogradit, është shkatërruese.
“Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordinohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, shkroi Zakharova në rrjetin social Twitter.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në një përgjigje për Klan Kosovën ka thënë se kjo nuk është hera e parë që rusët tentojnë të përçajnë, dhe kësisoj po mundohen ta rrënojnë ndikimin perëndimor dhe ta shtrijnë atë rus në rajon.
“Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshjeje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ-së.
Zakharova veç dialogut komentoi edhe situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas saj, rusët janë të brengosur me retorikën radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pas fitores së Vetëvendosjes dhe si duket presin edhe reagim nga perëndimorët për këto “provokime”, siç i quajnë.
As kjo qasje nuk i befasoi vendorët që thonë se Rusia i konsideron partitë shqiptare nacionaliste, derisa MPJ i kujton Rusisë se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë properëndimor dhe euroatantik.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













