Lajme
Komisioni gjerman rekomandon vaksinën e AstraZeneca-s për të moshuarit
Komisioni gjerman i vaksinimit (Stiko) parashikon të rekomandojë vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca-s për personat mbi 65 vjeç, pas një studimi në Skoci, duke treguar efikasitetin e saj për më të moshuarit, theksoi sot presidenti i Komisionit, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
I pyetur nëse Stiko mund të autorizojë vaksinën e laboratorit suedezo-britanik për të gjithë pas rezultateve inkurajuese të këtij studimi, Thomas Mertens theksoi se kjo ishte e mundur dhe se do ta bënin këtë, në një intervistë në televizionin publik ZDF.
“Komisioni shumë shpejt do të publikojë një rekomandim të ri të azhurnuar”, teksoi ai, duke shtuar se priste ende detaje nga autorët e studimit, të udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut dhe i bërë publik një javë më parë.
Deri tani, kjo vaksinë, më pak efikase se konkurrentët e saj me ARN messager, është rekonduar për moshat nën 65 vjeç, një vendim që ka ngjallur mosbesim në popullsinë gjermane.
Mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë gjermanë kanë bërë një thirrje për këtë vaksinë, më pak e shtrenjtë dhe më e lehtë për t’u ruajtur, që të adminitrohet sa më shumë, ndërkohë që mijëra të tilla kanë mbetur të papërdorura në vend.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













