Lajme
“YouTube” ofron llogari, ku prindërit mund t’i kontrollojnë adoleshentët
“YouTube” ka njoftuar se në muajt e ardhshëm do të ofrojë llogari që lejojnë adoleshentët ta përdorin platformën brenda kufizimeve të vendosura nga prindërit e tyre.
“Në variantin e tij beta, ky shërbim do t’u japë prindërve aftësinë ta përdorin llogarinë e tyre të “Google” për të hyrë në atë të fëmijëve të tyre në “YouTube” (një filial i “Google”), ndërsa monitorojnë përmbajtjen në dispozicion”, tha James Beser, kreu i produkteve familjare në platformë.
“Ne po ofrojmë një zgjedhje të re për prindërit, që mendojnë se fëmijët e tyre adoleshentë janë gati të eksplorojnë “YouTube” përmes një llogarie të mbikëqyrur”, shtoi ai.
Me funksionin “eksploro”, prindërit do të jenë në gjendje të shikojnë video të konsideruara të përshtatshme për fëmijët e moshës nëntë vjeç e lart, të tilla si udhëzime, videolojra, video muzikore ose përmbajtje edukative dhe aktuale.
Një mjedis tjetër do t’i lejojë fëmijët të kenë qasje në videot, që konsiderohen të përshtatshme për fëmijët e moshës 13 vjeç e lart dhe që përfshijnë transmetime të drejtpërdrejta.
Një opsion i tretë do t’u japë prindërve mundësinë për ta bërë të gjithë “YouTube” të arritshëm për fëmijët e tyre, me përjashtim të përmbajtjes që kërkon një moshë minimale ose që kanë të bëjnë me tema të ndjeshme.
Sipas Besser, qëllimi i kësaj game zgjedhjesh është që prindërit t’u japin fëmijëve të tyre më shumë liri në “YouTube”, ndërsa vendosin kufij të caktuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












