Lajme
Ambasadori Walker e përkrah Forcën e diasporës
Në një takim virtual të organizuar nga Forca e Diasporës (FeD) ambasadori amerikan dhe miku i shqiptarëve, William G. Walker, foli për domosdoshmërinë e unifikimit të diasporës shqiptare pa dallim nga cila pjesë e trojeve shqiptare e kanë prejardhjen.
Sipas Ambasadorit Walker, deri më sot në Kosovë në veçanti është injoruar ekspertiza e diasporës, por jo edhe paratë.
“Sikur diaspora shqiptare të bashkohej, kjo do të kishte ndikim pozitiv edhe për trojet shqiptare, sepse profesionalizmi i mërgimtarëve do të merrej më seriozisht në vendimmarrje, e edhe në vendlindjet e reja ku jetojmë në vendet Perëndimore, sepse do ta forconim influencën tonë politike e ekonomike në këto shtete perëndimore”, tha Walker.
“’Forca e Diasporës, e ka përkrahjen time të plotë dhe i uroj shumë suksese në Kuvendin/Kongresin e 2 prillit”, përfundoi ambasadori Walker.
Duhet të theksohet së biseda përmes platformës Zoom u mbajt në anglisht dhe shqip tërë kohën, si dhe kishte pjesëmarrës e simpatizantë të Forcës së Diasporës nga Evropa, Amerika, Kanadaja, Japonia dhe Afrika.
Në këtë takim kishte pjesëmarrës edhe nga Kosova dhe tërë trojet shqiptare.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













