Lajme
Ekspertët italianë: Zvicra, fajtore për valën e tretë të koronavirusit
Vërtet, a është Zvicra fajtore për valën e tretë të koronavirusit në Evropë?
Vendimi i Zvicrës për të mbajtur hapur shtigjet e saj të skive është prapa valës së mutacioneve të koronavirusit që përfshin kontinentin, e bënë që Zvicra të jetë një nga fajtoret për këtë valë, thanë ekspertët e shëndetit të Italisë, transmeton albinfo.ch.
Italia ka hedhur fajin për valën e mutacioneve të koronavirusit që përfshiu kontinentin në këmbët e Zvicrës.
Walter Ricciardi, kreu i task forcës së qeverisë italiane për koronavirusin, tha se vendimi i Zvicrës për të mbajtur hapësirat e skive gjatë gjithë dimrit lejoi që lloji britanik i koronavirusit të mbërrinte në Evropë.
“Vendi që solli variantin britanik në Evropë është Zvicra”, tha Ricciardi të dielën në TV Italian, pas njoftimit të qeverisë që shpatet italiane të skive do të qëndronin të mbyllura deri të paktën më 5 mars.
“Britanikët shkuan për skijim në Zvicër – një vend që me kokëfortësi i mbajti objektet e skive të hapura”.
Ricciardi, i cili është mbiquajtur “Profesor Lockdown” nga media italiane, tha se ekspertët italianë kanë gjurmuar llojet e virusit, gjë që bëri të qartë se lloji i mutuar mbërriti në Evropë përmes Zvicrës.
Ndërsa Zvicra mbajti shumicën e pistave të skive të hapura gjatë gjithë dimrit, secili prej fqinjëve të Zvicrës mbylli vendpushimet e tyre të skive për të paktën një pjesë të sezonit.
Në Gjermani, Francë dhe Itali shpatet mbeten të mbyllura, ndërsa në Austri shpatet ishin të mbyllura për pjesën më të madhe. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër















