Lajme
Pasaporta e gjelbër e COVID-19 shkakton debate në BE
Udhëtimet ndërkombëtare për punë apo turizëm mund të bëhen të mundura sërish për sezonin e ardhshëm turistik.
Komisioni Evropian do të bëjë një propozim për një “leje të gjelbër” përpara fundit të marsit, teksa po bëhet gati të avancojë procesin e imunizimit, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në një postim në Twitter, presidentja Ursula von der Leyen sqaroi se pasaporta digjitale synon të provojë si kryerjen e vaksinimit, ashtu dhe rezultatin e testit të COVID.
Njoftimi vjen disa ditë pasi liderët e BE-së ranë dakord të hartojnë një plan për sistemin e certifikatave digjitale brenda verës.
Sipas kancelares gjermane Angela Merkel, sistemi i pasaportave mund të jetë gati dhe të funksionojë brenda 3 muajsh.
Sidoqoftë, në radhët e BE-së ka një debat mbi mënyrën e përdorimit të kësaj lejeje.
Vendet që varen nga turizmi, si Greqia dhe grupet e linjave ajrore, dëshirojnë që dokumenti të shërbejë si një “pasaportë vaksinimi”, që u lejon udhëtarëve të shmangin karantinën.
Por, shumë vende anëtare, si Franca dhe Gjermania, mendojnë se një gjë e tillë është e parakohshme.
Ata druhen se do të krijojë dy nivele shoqërore, ku të vaksinuarit të gëzojnë jetën e lirë, ndërsa shumica, që pret vaksinimin, të vazhdojë të vuajë kufizimet.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












