Lajme
KE: Austria ka dështuar në luftën kundër korrupsionit
Austria nuk ka bërë progres të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit, sipas raportit të ri të Këshillit të Europës.
Sipas GRECO, Austria ka dështuar në implementimin e rekomandimeve për të luftuar shkeljet në fushën e politikës dhe atë të gjyqësorit.
Katër vjet më parë organi i KE-së publikoi disa rekomandime për vendet anëtare të Bashkimit Europian për të parandaluar korrupsionin në mesin e anëtarëve të Parlamentit, gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Por Austria ka implementuar në mënyrë të kënaqshme vetëm dy prej 19 rekomandimeve të bëra në vitin 2017”, tha GRECO gjatë së hënës, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Pas zgjedhjeve parlamentare më 2019, Austrisë iu kërkuar “të trajtojë me seriozitet” korrupsionin në radhët e politikës, duke themeluar një kod sjelljeje mbi konfliktin e interesit dhe deklarimin e aseteve.
Por raporti i ri thotë se “niveli i ulët i pajtueshmërisë” i Austrisë kundrejt rekomandimeve “nuk ka ndryshuar”.
Për sa u përket gjykatësve dhe prokurorëve, GRECO shprehu shqetësim se “një numër i konsiderueshëm masash” të parashikuara që në vitin 2018 “nuk janë finalizuar ende”.
Rezultatet e këtij raporti vijnë vetëm dy javë pasi autoritet bastisën shtëpinë e ministrit të Financave, Gernot Blumel.
Gjykata dyshon se Blumel, aleat i ngushtë i kancelarit Sebastian Kurz, është i përfshirë në financimet sekrete të partisë konservatore nga kompania globale e lojërave të fatit Novomatic, por ministri i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Kurz i ka ardhur në mbrojtje ministrit të Financave, duke akuzuar nga ana tjetër prokurorët se janë duke politizuar procesin gjyqësor.
GRECO – ku bëjnë pjesë 47 vendet anëtare të Këshillit të Europës, si dhe Bjellorusia, Kazakistani dhe Shtetet e Bashkuara – është shprehur se Austria renditet pas Turqisë dhe pak më lart se Serbia, për sa i përket implementimit të rekomandimeve kundër korrupsionit.
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











