Lajme
Shqipëria e ka gati pasaportën e vaksinimit
Kryeministri Edi Rama informoi sot se Shqipëria ka krijuar pasaportën dixhitale të vaksinimit duke u parapërgatitur në rast se vaksinimi kthehet në kusht për udhëtime jashtë vendit nga të tjerët.
Në një konferencë për mediet, Kryeministri foli për revolucionin dixhital dhe përfitimet që ka sjellë, sidomos në sektorin e shëndetësisë, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Sot që ne kemi hyrë në një proces shumë të komplikuar sa i përket nevojës për të garantuar transparencë dhe eficiencë në fushatën e vaksinimit, dhe ndërkohë që ne përgatitemi për të disponuar sasi të konsiderueshme vaksinash që do të kërkojnë intensitet të lartë vaksinimi, ne disponojmë një sistem që garanton tërësisht transparencë dhe eficiencë dhe kemi krijuar pasaportën dixhitale të vaksinimit duke u parapërgatitur që vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtime jashtë vendit nga të tjerët”, tha Rama.
Rama tha se, “shëndetësia dot vazhdon të transformohet në këtë aspekt, pasi janë një sërë procesesh që deri dje bëheshin me radhë të gjata dhe ndërkohë sot bëhen online”.
“Janë një sërë procedurash: nga regjistrimi te mjeku i familjes, te rekomandimi për konsultë, caktimi i orareve me mjekët specialistë, recetat elektronike, ashtu sikundër për shtresat në nevojë, nga aplikimi për banesë sociale, ndihmë ekonomike etj., që janë online”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











