Lajme
Volvo, nga 2030 asnjë mjet me motor me djegie
Volvo do të shesë vetëm makina elektrike nga 2030. Lajmi është konfirmuar nga shtëpia suedeze e prodhimit të makinave.
Ajo do të nxjerrë deri atëherë nga prodhimi të gjitha modelet e makinave me motorë më djegie, përfshirë madje edhe hibridët. Prodhuesi i makinave planifikon të investojë shumë edhe në shitjet online dhe thjeshtimin e produkteve të tij, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Ai po përpiqet të përfitojë nga kërkesa në rritje për makina elektrike, përfshirë Kinën që është një nga tregjet më të mëdha të tij. Prodhuesit e makinave po reagojnë ndaj presionit të qeverive përreth botës për të përshpejtuar planet për makina elektrike. Psh, makina të reja, me motor me naftë apo benzinë nuk do të shiten në britaninë e madhe nga 2030.
Shefi i teknologjisë në Volvo, henrik Green, tha se kompania duhej të ndryshonte drejtim: Nuk ka një të ardhme afatgjatë për makinat me motor me djegie – tha ai. Volvo ndërkohë nuk do të investojë tek makinat me hidrogjen pasi nuk mendon se do të ketë kërkesa të mjaftueshme nga klientët. Po ashtu ka edhe hezitim për faktin se hidrogjeni mund të jetë më pak i disponueshëm në krahasim me pikat e karikimit për makinat elektrike.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












