Lajme
Çekia, e treta në Evropë për numrin e infektimeve të reja
Pas Francës me më shumë se 149.000 raste dhe Italisë me 112.000, Republika Çeke është vendi evropian që ka regjistruar numrin më të madh të infektimeve me COVID-19 (82.000) në javën deri më 28 shkurt, shtatë ditë që kanë shënuar një rritje të fortë të infektimeve në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas bilancit të fundit epidemiologjik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Republika Çeke ka një prej përqindjeve më të larta të infektimit në botë dhe ka kaluar pragun e 20.000 të vdekurve që prej fillimit të epidemisë.
Këtë javë Praga është kthyer drejt Rusisë për të verifikuar mundësinë për marrjen e vaksinës Sputnik V.
“Vaksinat nuk kanë ideologji”, deklaroi presidenti çek, Millosh Zeman, i cili shtoi se Republika Çeke do të pranonte gjithashtu Sinopharm kinez, ndërkohë që vaksinat e miratuara nga BE po administrohen ngadalë.
Pas Hungarisë, shtete të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, ashtu si Austria dhe Sllovakia, tani po lëvizin në të njëjtat linja, me këtë të fundit që kanë marrë dozat e para nga Moska.
Sipas buletinit javor të OBSH-së, 432.726 raste të tjera të koronavirusit (+ 26.3% krahasuar me javën e kaluar) dhe 9.351 vdekje të reja (-0.8%) u raportuan nga vendet e Ballkanit dhe Evropës Qendrore-Lindore në javën deri më 28 shkurt duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve që nga shpërthimi në rajon në 11.354 204 raste.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













