Lajme
Hungaria ashpërson masat anti-Covid
Hungaria ashpërsoi kufizimet anticovid për të frenuar kurbën e një vale të tretë shumë të fuqishme të pandemisë. Qeveria njoftoi mbylljen e shumë dyqaneve dhe të shkollave fillore teksa mësimi kaloi online.
Zyra e kryeministrit Viktor Orban bëri të ditur se vala e tretë është më e keqja që vendi ka përjetuar deri më tani dhe se qeveria ka vendosur të zbatojë masën e izolimit për të parandaluar humbjet e jetëve njerëzore dhe për të shmangur rihapjen e vonë gjatë këtij viti.
“E reja e valës së tretë është se tani ne kemi një vaksinë. Imunizimi po shkon mirë, dhe në këtë drejtim mund të themi se jemi të tretët në BE, por javën e ardhshme do të jemi vendi që ka vaksinuar më shumë brenda bllokut. Por as kjo shpejtësi nuk është mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e virusit, veçanërisht varianteve të reja”, tha Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit në Hungari, përcjell Albinfo.ch.
Të gjitha bizneset në Hungari do të ulin qepenat, përveç supermarketeve, farmacive, furrave të bukës dhe pikave të karburantit. Qeveria e drejtuar nga Orban u has me kritika të shumta ditëve të fundit pasi niveli i rasteve të reja preku shifrën më të lartë në 3 muaj.
Që prej nëntorit të kaluar, Hungaria luftoi pandeminë koronavirus me mbylljen e restoranteve dhe hoteleve si dhe me vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës, në mënyrë që të mos kufizohej ekonomia, por kjo strategji nuk ka funksionuar.
E-Diaspora
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën, me kërkesë të...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
Jeta në Zvicër
-
Pse kaq shumë organizata sportive ndërkombëtare kanë bazën në Zvicër? Zvicra është tronditur nga lajmi se FIFA ka ndryshuar rregullat e saj për të lejuar lëvizjen...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Rrëshqitja e dheut në Schwanden: Komuniteti po shkatërron 15 ndërtesa
-
Qyteti kundër kantonit në Cyrih: Mosmarrëveshja ligjore mbi Rosengartenstrasse përshkallëzohet
-
Gati gjysma e specieve të bletëve zvicerane në “listën e kuqe” të rrezikut të ekzistencës