Lajme
Franca zgjeron bllokimin e fundjavës
Franca po zgjeron masat e saj të kontrollit COVID-19 edhe në një rajon verior të vendit, në luftë kundër pandemisë, tha sot kryeministri francez Jean Castex.
Masat e reja përfshijnë një bllokim gjatë fundjavës në Pas-de-Calais në Kanalin Anglez, të ngjashëm me atë që ekziston tashmë në qytetet e Nicës dhe Dunkirkut, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Rajoni dendësisht i populluar përreth Parisit dhe qyteti-port i Marsejës janë kursyer nga kufizime të tilla deri më tani.
“Aktualisht nuk ka rritje eksponenciale të infektimeve, por varianti i COVID-19, i zbuluar për herë të parë në BM, tani përbën rreth 60 % të rasteve në Francë”, theksoi Castex.
Javën e kaluar, kryeministri njoftoi një nivel më të lartë paralajmërimi COVID-19 për 20 rrethe, përfshirë Parisin.
Këtë javë, kësaj liste iu shtuan edhe tre rrethe.
Castex u bëri thirrje autoriteteve lokale në këto zona të vendosin masa për të parandaluar tubime më të mëdha.
Në vendin me rreth 67 milionë banorë, më shumë se 87 500 persona kanë vdekur nga COVID-19.
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












