Lajme
Sot po mbahen zgjedhjet në Vaud, të shumtë janë kandidatët shqiptarë
Rezultatet e para të zgjedhjeve për ekzekutivin dhe për partitë dalin ne ora 15:00 në Lozanë. Kurse rezultatet për secilin kandidatë do të jenë në ora 1 ose 2 gjatë mesnatës
Shumë mërgimtarë shqiptarë po depërtojnë në fushën e politikës në Zvicër, duke kandiduar për një vend në parlamentet e qyteteve dhe kantoneve ku ata jetojnë, transmeton albinfo.ch.
Të shumtë shqiptarë kanë shpallur kandidaturat për zgjedhje të niveleve të ndryshme në Zvicër, kësaj radhe janë zgjedhjet në Vaud, (7 mars) ku po garojnë mbi dhejtëra shqiptarë nëpër parti të ndryshme politike zvicerane. Ky numër tregon rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Për komunitetin e huaj këto zgjedhje në nivel komunal kanë po ashtu një rëndësi të madhe, ngase i jepet mundësi çdo qytetari që jeton më shumë se 10 vjet në Zvicër dhe 3 vjet në kantonin Vaud të votojë për çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e qytetit, shkruan tutje albinfo.ch.
Kushtetuta e kantonit Vaud mundëson që krahas konfrontimit të ideve mes partive politike për programet e tyre, të merret parasysh edhe bindja e qytetarëve të huaj që të dalin ta ushtrojnë këtë të drejtë të votës që është një sfidë e këtyre zgjedhjeve.
Vlen të theksohet se rezultatet e para të zgjedhjeve për ekzekutivin dhe për partitë dalin në ora 15:00 në Lozanë. Kurse rezultatet për secilin kandidat do të jenë në orën 1 ose 2 gjatë mesnatës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













