Lajme
Ministrja Keller-Sutter: “Nuk është votë kundër myslimanëve”
Keller-Sutter dëshiron të theksojë përsëri se vetëm një numër fare i vogël i grave myslimane që jetojnë në Zvicër mbulohen plotësisht
Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter ka folur e para në konferencën për media që posa ka mbaruar, pas marrjes së rezultatit të votimit të sotëm pro iniciativës popullore për ndalimin e mbulesës, shkruan albinfo.ch.
“Këshilli Federal dhe Parlamenti ishin shprehur kundër një ndalimi të tillë në kushtetutë. Popullsia dhe shumica e kantoneve (18) e shohin këtë ndryshe. Dispozita e re kushtetuese drejtohet kundër të gjitha llojeve të mbulimit të fytyrës, por tehu i debatit dihet se ka qenë rreth burkës dhe nikabit”.
Keller-Sutter dëshiron të theksojë përsëri se vetëm një numër fare i vogël i grave myslimane që jetojnë në Zvicër mbulohen plotësisht. Ajo e përshëndet faktin se edhe zërat e myslimanëve ishin pjesë e debatit. Për ta, ky rezultat nuk është votë kundër këtij grupi të popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Ajo gjithashtu tregon se ka vende islamike që ndalojnë mbulesën e fytyrës. Ndalimet e mbulesës tashmë zbatohen në kantonet e Ticinos dhe St. Gallenit, dhe në shumë të tjerë vlen ndalimi i maskimit. Kjo tani e tutje do të zbatohet në të gjithë Zvicrën.
Por si do të shkojë më tutje? Karin Keller-Sutter tregon se kjo iniciativë nuk i jep autoritet nivelit federal. Kantonet tani kanë dy vjet për të zbatuar vullnetin e shprehur të votuesve. Me rezultatin e votimit, gjithashtu “del nga loja” edhe kundër-propozimi indirekt i qeverisë, transmeton albinfo.ch. Të kujtojmë: ky propozim kërkonte që mbulesa e fytyrës të hiqej vetëm në raport me autoritetet, kur kërkohet identifikimi i personave që mbajnë mbulesë të tillë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor Ramë Dardania sot shpalos ekspozitën e tij në Festivalin FIFOG...
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
Jeta në Zvicër
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur...
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit