Lajme
BE-ja mund të bllokojë eksporte të tjera vaksinash
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi sot se vendet e tjera të BE-së mund të bllokojnë eksportet e vaksinave antiCOVID-19, siç bëri Italia për shpërndarjer e tyre në Australi.
“Nuk ishte një rast i izoluar”, shpjegoi kreu i ekzekutivit europian për gazetën gjermane “WirtschaftsWoche”.
Roma njoftoi të enjten bllokimin e eksportit të 250 000 dozave të vaksinës “AstraZeneca” të prodhuar në tokën europiane, duke e argumentuar veçanërisht me një “mungesë të vazhdueshme” dhe “vonesa në furnizim” nga ky laborator.
Ishte hera e parë që një shtet anëtar, Italia, bllokon eksportet përmes mekanizmit të kontrollit, i vendosur në fund të janarit nga Brukseli dhe i kritikuar ashpër nga OBSH-ja.
Mekanizmi parashikon që secili shtet të shqyrtojë kërkesat për autorizim eksporti për vaksinat e prodhuara në territorin e tij, përpara se të kërkojë mendimin e KE-së, me të cilin duhet të pajtohet.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












