Lajme
Qeveria zvicerane akuzohet nga parlamenti për “diktaturë të koronës”
Martullo-Blocher (SVP): "Këshilli Federal rregullon gjithçka deri edhe në detajet më të vogla, madje edhe atë se kush lejohet të ulet ku"
Në debatin e zgjatur lidhur me koronavirusin, që është zhvilluar sot dhe po vazhdon, gjatë seancës parlamentare në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, kanë mbizotëruar kritikat nga partia SVP drejtuar qeverisë, për “dikaturë të koronës”.
“Çdo ditë, liria ekonomike dhe liria e lëvizjes kufizohen ose shfuqizohen masivisht nga Këshilli Federal”, është shprehur Magdalena Martullo-Blocher (Graubünden) në emër të grupit parlamentar të SVP, raporton srf.ch.
Sipas saj, “Këshilli Federal rregullon gjithçka deri edhe në detajet më të vogla, madje edhe atë se kush lejohet të ulet ku”.
Martullo-Blocher ka këmbëngulur në akuzën se Këshilli Federal “e ka kthyer Zvicrën në një diktaturë, transmeton albinfo.ch. “Sipas përkufizimit, diktatura përbëhet nga një pakicë që arbitrarisht sundon mbi shumicën”.
Prandaj, është detyra e parlamentit të kufizojë kompetencat e Këshillit Federal me ligjin për kovidin.
Megjithatë, grupi parlamentar i SVP pajtohet me faktin se data e hapjes e caktuar për 22 mars është shkruar në ligj, ka deklaruar Martullo-Blocher.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












