Lajme
Shpërndarja e vaksinave acaron marrëdhëniet Britani-BE
Raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe kanë marrë një kah të ri diplomatik të mërkurën, pasi përfaqësuesi evropian në Londër është thirrur në bisedë informative për t’i shpjeguar pretendimet rreth ndalimit të eksportimit të vaksinave nga vendi.
Mbretëria e Bashkuar është shprehur e tensionuar nga komentet e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se Britania ka “vendosur ndalesë për eksportimin e vaksinave kundër COVID-19”.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë të ditur se Qeveria nuk ka vendosur kurrfarë bllokade për eksportimin e vaksinave, ndërsa deklarimet nga blloku i ka cilësuar si plotësisht të pavërteta. Britania ka shënuar sukses të konsiderueshëm në procesin e vaksinimit, krahasuar me 27 vendet anëtare të bllokut evropian.
Deri më tani, në Britani kundër koronavirusit janë vaksinuar rreth 35 për qind e të rriturve, ndërsa në gjithë BE-në vetëm 9.5 për qind. Marrëdhëniet BE-Britani kanë nisur shtegun e tensionimit që nga referendumi i vitit 2016, kur Mbretëria e Bashkuar ka votuar për shkëputjen e rrugëve me bllokun.
Pas negociatave të tensionuara, Britania u largua zyrtarisht nga BE-ja vitin e shkuar, por të dyja palët kanë vazhduar mospajtimet rreth ujdisë tregtare. Marrëveshja përfundimtare u arrit në Natën e Krishtlindjes, por ende duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë Inflacioni në Zvicër u rrit më tej në muajin prill, i nxitur kryesisht nga rritja e... -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira












