Lajme
Zvicra ndalon burkën: Në fenë islame, detyrim është vetëm shamia
Javë më pare zviceranët votuan pro ndalimit të mbulimit të fytyrës në publik, duke përfshirë burken ose nikabin, të cilat vishen nga gratë myslimane. Rezultatet e referendumit të së dielës ishin shumë të afërta 51.2% pro ndalimit me 48.8% kundër, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se propozimi u paraqit nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, e cila bëri fushatë me parulla të tilla si “Stop ekstremizmit”. Grupi kryesor islamik zviceran tha se kjo ishte “një ditë e errët” për myslimanët. “Vendimi hap plagë të vjetra, zgjeron më tej parimin e pabarazisë ligjore dhe i dërgon një sinjal të qartë përjashtimit pakicës myslimane”, tha Këshilli Qendror i Myslimanëve në një deklaratë, duke shtuar se do të kundërshtonte vendimin në gjykatë.
Qeveria Zvicerane është shprehur kundër ndalimit, duke thënë se nuk i takonte shtetit të diktonte atë që veshin gratë.
Ndërkohë, Edlira Dyrmishaj, psikologe, thotë se Evropa pretendon se ka tolerancë, por ajo është shumë delikate dhe e brishtë. Duke iu referuar reagimeve të Amnisty Internacional, ajo thotë se rezultati i referendumit në Zvicër është cilësuar dështim objektiv për të drejtat e grave.
Sipas saj, në fenë islame nuk është e detyrueshme mbajtja e burkës, por bëhet fjalë vetëm për mbajtjen e shamisë ose siç quhet ndryshe hixhab. Ajo tha se burka, nga ana tjetër, nuk është kulturë e emigrantëve, pasi në Shqipëri ka ekzistuar që në kohën e mbretërisë.
“Dje kam marrë rastësisht një mesazh nga një zonjë nga Zvicra që as nuk e njoh, po përmes internetit ka marrë numrin tim dhe më pyeti nëse a kemi gjyhan para Zotit nëse i heqim burkat. I thashë qetësohu, nuk bëhet fjalë që të hiqni këtë veshjen siç e kam unë (shaminë), por bëhet për mbulimin e fytyrës që nuk është obligim si shamia (hixhabi) dhe ajo u lumturua”, u shpreh znj. Dyrmishaj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër Rreth 282,000 persona ishin të punësuar në sektorin kulturor në Zvicër në vitin 2025, 4.8% më... -
Marrëveshjet Zvicër-BE mund të jenë subjekt i shumicës së dyfishtë të popullit dhe kantoneve -
Gruaja zvicerane vdes pas një aksidenti me furgon shpërndarjeje pa shofer në Cyrih -
Sulmuan një turist në Locarno, katër të arrestuar -
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink












