Tematike
Gjykata Federale u heq grave të drejtën e pagesës nga burrat në rast shkurorëzimi
Personat (gratë) e divorcuar nga 45 vjeç e tutje duhet të gjejnë mundësinë e inkuadrimit të sërishëm në jetën profesionale, gjegjësisht në tregun e punës
As fëmijët e përbashkët, martesa që ka zgjatur së paku dhjetë vjet dhe as mosha e shtyrë nuk do t’i mbrojnë më gratë në rast divorci. Në të gjitha këto raste, ato duhet të financojnë vetë jetën e tyre. Kështu ka vendosur së fundi shkalla më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës, Gjykata Supreme Federale.
Siç shkruan “Tages-Anzeiger”, në rast divorci, burrat kanë qenë gjithmonë në disavantazh. Me fjalë tjera: ata kanë më pak shanse për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të tyre, ndërsa gratë mund të kërkojnë mbajtje (financim) derisa të dalin në pension.
Por, Gjykata e Lartë Federale tani e ka përmbysur këtë gjendje dhe ka ripërcaktuar termin “përkufizim ose definim jetësor”, transmeton albinfo.ch. Martesa është përshkruar si “përkufizim jetësor” nëse ka zgjatur të paktën dhjetë vjet ose ka rezultuar me fëmijë. Në raste të tilla, paguesi i alimentacionit ishte i detyruar të financonte mbajtjen e partneres së tij deri në pensionimin e saj.
Meqenëse Gjykata e Lartë Federale tani këtë zgjidhje e konsideron si shumë të “ngurtë”, ajo ka vendosur që të gjykohet secila çështje veç e veç. Edhe në një martesë “përkufizuese jetësore”, pagesa e alimentacionit duhet të jetë e kufizuar për sa i përket kohës dhe shumës.
Pasi gjykata kantonale në Graubünden ka përshkruar një martesë si “përkufizim jetësor” në vendimin e divorcit, Gjykata Federale, si shkalla e dytë, ka vendosur për të kundërtën. Pagesa e alimentacionit në këtë rast janë ndaluar.
Personat e divorcuar nga 45 vjeç e tutje duhet të gjejnë mundësinë e inkuadrimit të sërishëm në jetën profesionale gjegjësisht në tregun e punës.
Gjykata e Lartë Federale thotë kështu: Nëse një person është i shëndetshëm, flet gjermanisht, ka një zanat dhe nuk është afër moshës së pensionimit, duhet të bëjë përpjekje që të kthehet në punë.
“Rregulli 45” nuk është prezantuar me vullnetin e shprehur të ligjvënësve ose të një gjykate, por është ngritur aksidentalisht dhe tani është vjetëruar, konstaton Gjykata Federale, përcjell albinfo.ch. Nënat gjithashtu janë të detyruara të bëjnë “të gjitha përpjekjet” për të rifilluar një aktivitet profesional, përfundon vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person














