Shqipëria
DiCaprio sërish me thirrje që të mbrohen bukuritë natyrore të Shqipërisë
Aktori, Leonardo DiCaprio si dhe një nga të famshmit më aktiv për ndryshimet klimatike në botë, sërish ka bërë thirrje që të mbrohen bukurit e rralla natyrore shqiptare.
Së fundi ai ka bërë thirrje që të mbrohet Lumi Vjosa në Shqipëri, shkruan Gazeta Insajderi, përcjell Albinfo.ch.
DiCaprio në llogarinë e tij në Instagram ka bërë thirrje që të mbrohet dhe të krijohet Parku Kombëtar i Vjosës.
Ai ka shkruar se Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë dhe shtëpia e më shumë se 1 mijë speciave.
“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, ka shkruar DiCaprio në Instagram.
Tutje aktori ka shkruar se “Vjosa është kurora e Zemra e Kaltër e Evropës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë të krijojë Parkun Kombëtar Vjosa, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë”, ka përfunduar në DiCaprio.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















