Lajme
Gjermani: Vala e rradhës e COVID-19 mund të jetë më e keqe se ajo e fundit
Gjermania do të përballet me një valë të re të COVID-19 në javët e ardhshme, që mund të jetë më e keqe se kulmi i fundit i infektimeve që dëshmoi vendi në dhjetor, sipas Institutit “Robert Koch” (RKI) për Kontrollin e Sëmundjes.
“Trendi aktual tregon se numri i rasteve ka të ngjarë të jetë më i lartë, duke filluar gjatë javës së 14-të kalendarike, sesa niveli që pamë rreth Krishtlindjes”, shkruhet në raportin e RKI-së, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
RKI tha se parashikimet e tij tregojnë vendin me një normë incidence prej 350 rastesh për 100 000 banorë deri atëherë, e krahasuar me normën aktuale prej 76,1.
Institucioni shtoi, gjithashtu, që shumica e rasteve të reja do të jenë nga varianti britanik i virusit.
Ekspertët vunë në dukje se numrat e rasteve për këtë variant janë dyfishuar çdo 12 ditë, që nga java e dytë në janar, ndërsa variantet e tjera të virusit po bien me 19 % në javë.
Rastet ditore arritën rreth 31 000 në mes të dhjetorit, përpara se të binin ngadalë në janar dhe shkurt.
Por, ditët e fundit, shifrat e rasteve janë rritur, ndërsa zyrtarët gjermanë po përgatiten të lehtësojnë kufizimet që kanë mbyllur shkolla dhe biznese për muaj të tërë
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












