Lajme
Mbi një milion persona janë vaksinuar në Austri
Gjatë fundjavës, numri i të vaksinuarve kundër koronavirusit në Austri ka kaluar mbi një milion persona. Kështu ka raportuar të shtunën, Ministria e Shëndetësisë, përcjell albinfo.at
“Dje (e premte) kemi arritur një rekord ditor ku kemi vaksinuar afro 50,000 persona, ndërkohë një milion vaksina janë kryer tashmë,” thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë . Numri i vaksinave ditore po rritet vazhdimisht dhe vijon ashtu siç është planifikuar, shkruan kurier.at.
Ndërkohë, bazuar në këtë raport, gazeta tjetër austriake heute.at shkruan se: “Austria ka porositur 31 milion vaksina kundër koronavirusit. Këto do të janë të mjaftueshme për t’u vaksionuar pothuajse nga tre herë secili person që jeton në Austri”.
Mesatarisht në çdo 3.2 sekonda në Austri vaksinohet një person, ndërkohë 9.5 përqind e popullatës që jetojnë në Austri, kanë marr dozën e parë të vaksinës.
Tani është e rëndësishme të vazhdohet plani i vaksinimit me një prioritet të vazhdueshëm gjithëpërfshirës të grupeve në rrezik, veçanërisht të atyre mbi moshën 65 vjeçe.
Të drejt vaksinimi kanë të gjithë personat që jetojnë në Austri dhe janë mbi moshën 16 vjeçe.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













