Lajme
Cilat vende kanë pagën mesatare më të lartë në BE?
Në krye me të ardhurat më të larta janë dhe Luksemburgu me 3 671 euro, ndjekur nga Suedia me 3 135 euro, Belgjika 3 092...
Bashkimi Evropian përbëhet nga 27 vende anëtare që kanë brenda tyre ndryshime të mëdha në shumë aspekte.
Edhe pse shpeshherë vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e BE u kërkohet që të plotësojnë standardet, në fakt edhe vetë vendet anëtare kanë ndryshime të mëdha mes njëra-tjetrës në aspektin ekonomik, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Të ardhurat mujore kanë një polaritet të jashtëzakonshëm pasi sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2028 të ardhurat mesatare mujore ishin 4 057 euro në muaj në Danimarkë dhe 442 euro në Bullgari.
Në krye me të ardhurat më të larta janë dhe Luksemburgu me 3 671 euro, ndjekur nga Suedia me 3 135 euro, Belgjika 3 092, Irlanda 3 021, Finlanda 2 958 dhe gjermania me 2 891 euro në muaj.
Ndërsa në fund të renditjes më të ardhura më të paktë bashkë me Bullgarinë gjendjet Rumania me 700 euro, Hungaria me 801 dhe Lituania me 809 euro në muaj si pagë mesatare.
Por, kur vjen puna për vendin që ka pagën më të lartë mesatare në Evropë, ndryshon renditja pasi në krye janë Zvicra me 5 600 euro, Norvegjia me 4 250 euro dhe Islanda me 4 200 euro në muaj.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













