Lajme
Gjermania zgjat kontrollet kufitare për parandalimin e pandemisë
Gjermania ka vendosur të zgjasë kontrollet përgjatë kufijve të saj me Republikën Çeke dhe rajonin austriak të Tirolit, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e mutacioneve të COVID-19, njoftoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Ne kemi shpresën se mund t’u japim fund kontrolleve me Austrinë pak më herët, mbase edhe në mars”, tha ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, për gazetën “Muenchner Merkur”.
Seehofer, i cili pritet të takojë kancelarin austriak Sebastian Kurz të enjten, shtoi se “masat për të frenuar përhapjen e varianteve të koronavirusit të ri në Tirol po vëzhgohen nga afër”.
Që nga shkurti, Gjermania ka shpallur Republikën Çeke, Sllovakinë dhe zona të mëdha të Tirolit si zona me rrezik për shkak të virusit dhe kryesisht ka ndaluar udhëtimin nga ato rajone.
Rastet në vend kanë qenë në një rritje të mprehtë pas lehtësimit nga qeveria të disa masave të bllokimit, duke nxitur shqetësime rreth një vale të tretë të mundshme.
Instituti Robert Koch (RKI) për Kontrollin e Sëmundjes raportoi 13 435 infektime të reja sot, një rritje e dukshme nga 9 146 raste një javë më parë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












