Lajme
Gjykata Federale i heq kosovarit dënimin e përjetshëm për garën fatale me makinë
Gjykata i është referuar një deklarate nga i pandehuri se ai po e ngiste makinën në një rrugë ku pamja ishte e mjaftueshme dhe për këtë arsye kishte besim se nuk do të kishte aksident
Pas garës fatale të makinave në Moers në prill të vitit 2019, Gjykata Federale e Drejtësisë i ka hequr dënimin me burgim të përjetshëm të pandehurit kryesor (Kushtrim H.), shkruan bild.de.
Siç ka njoftuar të premten (19 mars) gjykata e rrethit në Kleve, çështja duhet të rigjykohet.
Në shkurt të vitit 2020 gjykata e Landit në Kleve pati dënuar kosovarin Kushtrim H. (24), me burgim të përjetshëm për pjesëmarrjen në “garën e ndaluar” sepse ai kishte ngarë makinën pa patentë shofer, transmeton albinfo.ch. Por, shoferi që kishte shkaktuar vdekjen e një pjesëmarrësje në trafik, që nuk ishjte e përfshirë në garë, kishte ushtruar të drejtën e ankesës.
I pandehuri i dytë, si pjesëmarrës në garë ishte dënuar me tre vjet e nëntë muaj. Edhe ai kishte ushtruar ankesë por dënimi i tij është konfirmuar nga Gjykata Federale e Drejtësisë.
Sipas gjykatës, Kushtrim H., 22 vjeç në kohën e krimit, ka ngarë makinën e tij me 600 kuajfuqi, 167 kilometra në orë nëpër një zonë të banuar, në Moers ku lejohen 50 km në orë.
Kur ngarësja e papërfshirë e makinës Sema S. (43) hyri me makinën e saj të vogël nga një rrugë dytësore, ndodhi përplasja, përcjell albinfo.ch Tri ditë më vonë, sipas gjykatës, ajo vdiq nga dëmtimi i trurit si rezultat i përplasjes. I pandehuri nuk ishte kujdesur për gruan me lëndime të rënda në vendin e aksidentit, por ishte larguar.
Gjykata e Lartë Federale i është referuar një deklarate nga i pandehuri se ai po e ngiste makinën në një rrugë ku pamja ishte e mjaftueshme dhe për këtë arsye kishte besim se nuk do të kishte aksident.
Sipas Gjykatës Federale, gjykata më e ulët, ajo e Landit, në Kleve, me rastin e marrjes së vendimit të saj nuk e kishte vlerësuar në mënyrë adekuate këtë deklaratë të të akuzuarit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












